Oriola iu nënshtrua testit për koronavirus.
Oriola Marashi është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare, e cila njëherësh është shumë aktive në profesion.
Ajo së fundi ka nisur përgatitjet për sfilatën më të re, në bashkëpunim me brendin e njohur “Guess”.
Por, para kësaj sfilate, ajo është dashur t’i nënshtrohet testit për COVID-19, në mënyrë që t’iu përmbahet rregullave që janë caktuar në kohë pandemie.
“Duke u testuar për COVID-19, për sfilatën time në Guess”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Oriola nuk e tregoi rezultatin e këtij testi, por la të kuptohet që doli negativ.