Bebe Rexha mezi pret që pandemia të përfundojë dhe të vijë përsëri në Shqipëri

Mediale Vip

Bebe Rexha mezi pret që pandemia të përfundojë dhe të vijë përsëri në Shqipëri

Më: 19 janar 2021 Në ora: 23:24
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë e lidhur me rrënjët e saj.

Ajo e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare, teksa është shprehur se me qejf do ta vizitonte Shqipërinë sa më shpesh që mundet.

E duket se një dëshirë e tillë e ka kapluar 31-vjeçaren që tani, ndonëse udhëtimet në vende të ndryshme janë shumë të vështira në këtë kohë pandemie.

Bebe Rexha ka shpërndarë së fundmi në InstaStory një video satirike e cila tregon një udhëtar që mezi pret të udhëtojë, dhe aty shkruhet: “Unë në fluturimin e parë për në Shqipëri pasi gjithë ky dreq të ketë përfunduar”.

Me këtë, artistja shqiptare ka dashur të tregojë se mezi pret që karantina të përfundojë dhe sa sapo t’i jepet mundësia, do të kthehet edhe njëherë në Shqipëri për të vizituar bashkëkombësit e saj.

Image

Herën e fundit kur ajo ishte në Shqipëri ishte 2 dhjetori i vitit 2019, ku vizitoi disa nga familjet e prekura nga tërmeti famëkeq i 26 nëntorit të po atij viti.

Bebe Rexha madje javë më parë publikoi në Instagram edhe një video të shkurtër se si ishte rinovuar një nga shtëpitë e prishura gjatë tërmetit, ku ajo kishte kontribuuar në rregullimin e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat