E dinit sa vite është Fisniku më i vogël se Fjolla?

Mediale Vip

E dinit sa vite është Fisniku më i vogël se Fjolla?

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:13
Fjolla Morina dhe biznesmeni Fisnik Syla

Fjolla Morina ishte padyshim një nga personazhet më të përfolur të vitit që sapo lamë pas. Arrestimi i saj për trafikim armësh dhe më pas bërja publike e lidhjes me biznesmenin Fisnik Syla, e vendosi këngëtaren në qendër të vëmendjes mediatike.

Fjolla dhe Fisniku kanë treguar se janë shumë të dashuruar e se presin të martohen, mirëpo shumë pak dihet se si ka nisur kjo lidhje dashurie.

Partneri i këngëtares Fjolla Morina, Fisnik Syla, ka festuar javën që lamë pas 30 vjetorin e tij të lindjes. Në këtë ditë të shënuar për të, ata kanë organizuar një festë gjigante ku kanë mbledhur miq e familjarë e kanë darkuar e gëzuar së bashku.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar pamjet nga festa e ditëlindjes, si dhe urimi i ëmbël i Fjollës për partnerin e saj. E veshur me të zeza njësoj si Fisniku, Fjolla ka pozuar duke puthur biznesmenin në buzë, teksa i bëri edhe një urim publik.

Kjo ka kthyer vëmendjen e mediave nga diferenca e tyre në moshë. Kjo pasi këngëtarja është 41 vjeç dhe kanë një diferencë prej 11 vitesh me njëri-tjetrin. Ja dhe një dëshmi tjetër se dashuria nuk njeh moshë.

Në një intervistë të dhënë për “Revista Who”, këngëtarja ka treguar se me Fisnikun ka gati 1 vit e lidhur dhe se është njohur me të nga disa miq të përbashkët.

“Ne jemi njohur shumë kohë më parë në shoqëri të përbashkët, kemi qenë miq pastaj, jemi dashuruar shumë me njëri-tjetrin dhe sot jemi bashkë”, ka treguar Fjolla.

Ajo është shprehur se të dy bashkë e kanë ditur se lidhja e tyre do të ishte shumë jetëgjatë dhe ka ndarë një histori interesante.

Ajo ka shtuar se nga 2021 presin një bebe.

“Uroj që vitin e ri ta mbyllim me bebe, që po e presim me shumë dashuri. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin 2021, me shëndet të mirë. Ky vit që lamë mbrapa ka qenë shumë i keq për gjithë botën. Dhe ju uroj të gjithëve që ta gjejnë dashurinë e jetës siç e kam gjetur unë”, është shprehur Morina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat