E masakruan me komente për lidhjen me Harry-n, e detyruar Olivia merr këtë vendim

Mediale Vip

E masakruan me komente për lidhjen me Harry-n, e detyruar Olivia merr këtë vendim

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:33
Olivia Wilde dhe Harry Styles

Nëse ende nuk e dinit, Olivia Wilde dhe Harry Styles janë në një lidhje. Çifti u zbulua gjatë një dasme ku ishin të ftuar e ku mbërritën të kapur për dore. Burime për “People” thanë se Harry dhe Olivia kanë qenë prej 1 muaji në një lidhje, e cila me t’u zbuluar nuk u prit dhe aq mirë.

Fansat e Harry-t nisën të talleshin në rrjete sociale për lidhjen e tyre duke e akuzuar Olivian se duhet të ketë turp.

Pas këtyre sulmeve, aktorja është detyruar të limitojë komentet në profilin e saj në Instagram duke lejuar të komentojnë vetëm miqtë që ajo ndjek.

Para njohjes me Harry-n, Olivia ishte e fejuar me aktorin Jason Sudeikis me të cilin ka dy fëmijë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat