Gjesti i fundit i Ledrit për Poem Blu na i shkriu zemrat fare!

Mediale Vip

Gjesti i fundit i Ledrit për Poem Blu na i shkriu zemrat fare!

Më: 21 janar 2021 Në ora: 14:19
Ledri Vula me Sara Hoxhën dhe Poem Blu

Dy muaj më parë, çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë.

Mami Sara dhe babi Ledri mirëpritën në jetë bekimin e tyre të parë, të voglën të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Poem Blu.

Ndryshe nga shumë çifte supersticiozë apo ‘meraklinj’, Sara dhe Ledri s’e kanë pasur aspak problem të ndajnë në rrjete sociale foto të të voglës që në momentin kur ajo ka lindur.

Madje, çifti ka realizuar edhe një set fotografik fantastik me të bijën, e cila ka ndryshuar përgjithmonë jetët e tyre.

Vetëm mami dhe babi do të kenë rrjete sociale? Sigurisht që edhe Poem Blu ka tashmë një llogari personale në Instagram, ku mami Sara i ndan herë pas here foto e video.

Njërën prej fotove të fundit të vogëlushes, ku shohim se po rritet çdo ditë, Ledri e ka ndarë në InstaStory teksa i bashkëngjit këngën dedikuar Poem Blu, “Si baba”.

“M’fal emocion që s’e kam ditë ekziston, veten n’plan t’parë mo nuk e kom.

Menxi pres kur ti rritesh e storiet e tua m’kallxon, rrahjet e zemrës teme e tuat n’sikron, babi t’don”- është pjesa e këngës me të cilin Ledri shoqëron foton dhe zemrat na u shkrinë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat