Chrissy Teigen është i vetmi personazh i njohur që Biden ndjek në Twitter! Reagimi i modeles i bën të gjithë për të qeshur

Mediale Vip

Chrissy Teigen është i vetmi personazh i njohur që Biden ndjek në Twitter! Reagimi i modeles i bën të gjithë për të qeshur

Më: 21 janar 2021 Në ora: 20:25
Chrissy Teigen, Joe Biden

Pas betimit si president, Joe Biden rimori akses në llogarinë e tij “Potus” në Twitter. Presidenti ndjek deri më tani vetëm 12 njerëz dhe personazhi i famshëm që ai ndjek është vetëm Chrissy Teigen. Biden ndjek bashkëshorten e tij, Zonjën e Parë Jill Biden, anëtarë të stafit dhe Teigen, që është bllokuar nga Donald Trump për disa vite.

Chrisyy bëri një reagim në Twitter sapo kuptoi se ishte e vetmja që Joe ndiqte në llogarinë e tij.

“OH ZOT!!!!!!!”, shkroi modelja 35-vjeçare, përkrah fotos së screenshot-it të listës së personave që ndjek Biden.

“Zemra ime, oh zot, mund të shoh më në fund postimet e presidentit në Twitter”, shtoi Chrissy.

Sigurisht që Chrissy Teigen nuk ngurroi të bënte shaka me këtë rast, duke u shprehur se “nuk do të bënte më kurrë postime në Twitter”, sepse Biden mund të shikojë tashmë çdo çmenduri të saj. Ditën e djeshme ajo i shkroi personalisht Biden në Twitter duke i kërkuar që t’i bënte “follow” para inaugurimit.

“Përshëndetje Joe Biden, unë jam bllokuar nga presidenti për 4 vite, a mund të marr një ‘follow’ të lutem”, i shkroi Chrissy.

Në vitin 2017 Trump bllokoi modelen, ndërkohë që ai kishte akses në llogarinë ‘Potus” në Twitter.

Image
Twitter
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat