U tha se është në një lidhje me Eugent Bushpepën, Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë!

Mediale Vip

U tha se është në një lidhje me Eugent Bushpepën, Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë!

Më: 22 janar 2021 Në ora: 16:48
Eugent Bushpepa, Beatrix Ramosaj

Disa javë më parë, Beatrix Ramosaj u kthye me një këngë të re pas 3 vitesh shkëputjeje nga muzika. Mirëpo, ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte prania e Eugent Bushpepës në videoklip. Ose më saktë skenat e nxehta mes tyre. Fillimisht nga fotot e postuara prej këngëtares u mendua se ata do vinin në bashkëpunim.

Por, jo! Rezultoi se Genti vetëm kishte kompozuar këngën dhe sigurisht ishte protagonist në klip. Më pas në një postim në Instagram, Beatrixi shkruante se ky projekt do të thotë gjithçka për të teksa shkruante për këngëtarin:

Eugent Bushpepa ishte privilegj për mua të të kisha pjesë të këtij krijimi që për mua do të thotë shumë. Pjesëmarrja jote në të do te jetë njeë nga kujtimet më të bukura për mua.

I ftuar në “Soiree”, Eugent Bushpepa ka folur rreth të dashurës së tij, duke na shuar dyshimet se nuk është këngëtarja. Ai ka treguar se po përjeton një romancë me një vajzë bjonde të cilën e ka prezantuar me njërën nga motrat e tij. Eugenti ka treguar gjithashtu se ajo s’është artiste dhe se nuk do e shohim ndonjëherë në klipet e tij.

Sakaq, ka ardhur edhe reagimi i parë i Beatrix për këtë çështje, e cila deri tani kishte qëndruar në heshtje. Iconstyle.al ka mësuar se ajo është pyetur në “Shiko kush luan” lidhur me raportin e saj me Gentin dhe ka mohuar çdo lidhje romantike mes tyre, duke u shprehur se janë shokë të ngushtë.

Për më tepër ka thënë edhe se është single.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat