Rudina Hajdari rrëfen se po kalon një krizë me bashkëshortin

Mediale Vip

Rudina Hajdari rrëfen se po kalon një krizë me bashkëshortin

Më: 24 janar 2021 Në ora: 07:25
Rudina Hajdari

Mbrëmja e djeshme në “Shiko Kush LUAN”  ka patur plot argëtim dhe energji. Kjo ishte mbrëmja e fundit me të ftuar personazhe publike, pasi episodi i fundit fare, javën e ardhshme, pritet të jetë special.

Nuk e dimë për çfarë bëhet fjalë sepse diçka e tillë nuk ka ndodhur në asnjë sezon dhe Luana nuk na ka treguar asgjë, por ka premtuar se nuk do zhgënjehemi.

Ndërkohë, një nga të ftuarat e puntatës së djeshme ka qenë edhe deputetja Rudina Hajdari, e cila ka dalë paksa nga kornizat, duke u përballur me lojëra të ndryshme. Rudian ka zbuluar se është duke kaluar një krizë bashkëshortore.

E pyetur për sherrin mëtë madh që ka pasur me të shoqin, ajorrëfeu se në fakt, momentin më të vështirë po e kalon aktualisht.

“Sherrin më të madh….ky qenka një kurth më duket, atëherë ne kemi shumë vite bashkë, kemi një vajzë..kemi kaluar uljet dhe ngritjet tona, unë u largova nga SHBA-ja dhe jam këtu për arsyet që dihen dhe në fakt tani po kalojmë një moment shumë të vështirë, por ai është një baba i shkëlqyer. Unë e di që më mbështet dhe do të vazhdojë të më mbështesë gjithmonë në këtë që bëj,”- tha Hajdari.

Gjithsesi, arsyen e kësaj krize në çift, deputetja nuk e zbuloi. Ajo po jeton bashkë me të bijën në Shqipëri, ku dhe është angazhuar politikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat