Sekreti i flokëve të Michelle Obamas? Flet stilistja e saj

Mediale Vip

Sekreti i flokëve të Michelle Obamas? Flet stilistja e saj

Më: 25 janar 2021 Në ora: 13:04
Barak dhe Michelle Obama

Përveç tonit të lëkurës, gjëja e parë që një person sheh kur shikon një grua me ngjyrë thonë amerikanëtt, janë flokët. Me shumë komentesh që lidhen me trendet e fundit në ‘Twitter’ për inagurimin e Presidentit Joe Biden dhe nënkryetaren e zgjedhur, Kamala Harris, vëmendjen maksiamle e kanë marrë dhe kacurrelat e Michelle Obama e cila u kthye sërish në shtëpinë e bardhë më moderne se kurrë.

Komente të tipit “Stilisti që është kujdesur për Michelle atë ditë të dalë në skenë” apo “Vetëm me volumin e flokëve Michelle ka fituar shumë vëmendje” kanë qarkulluar kudo në rrjetet sociale.

E në një kohë kur të gjithë kanë qenë kureshtarë se kush u kujdes për ‘look-un’ e ish-zonjës së parë atë ditë, stilistja e saj e flokëve, Yene Damteë ka ndarë një video shoqëruar me këto fjalë: “Kam marrë shumë pyetje lidhur me flokët e zonjës Obama sot. I mbaj informacionet e klinetëve të mi konfidenciale, ndaj nuk do të ndaj detaje.

Megjithatë po ndaj këto pamje të cilat mund t’iu hyjnë në punë të gjithëve”.

‘Twitter’ duhet të ketë rënë në qetësi tashmë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat