Lil Wayne nis xhirimet e klipit +18, një ditë pasi e fali Donald Trump

Mediale Vip

Lil Wayne nis xhirimet e klipit +18, një ditë pasi e fali Donald Trump

Më: 26 janar 2021 Në ora: 13:23
Lil Wayne

Tory Lanez zbulon se Lil Wayne sapo është falur ka filluar xhirimet e klipit të ri.

Vetëm një ditë pasi ai u fal nga Presidenti Trump, Lil Wayne ishte përsëri në xhirime duke xhiruar një video të re muzikore, shkruan Daily Mail.

Tory Lanez, 28 vjeç, postoi video të reperit duke kërcyer me gëzim pranë një modeleje të zhveshur në setin e videos së tij të re muzikore, Big Tipper.

‘Bruh … DITA E PARË PAS FALJES”, shkroi ndër të tjera Lanez, i cili paralajmëroi klipin e ri të reperit.

Videoja që Lanez postoi nuk e kishte atë pjesë të saj, por pa një Wayne të qeshur që rrezatonte nga gëzimi dhe pinte duhan pranë gruas nudo.

Wayne kishte veshur rozë nga koka te këmbët ndërsa po tymoste dhe vallëzonte pranë gruas së re.

Image

Reperi u fal nga Trump javën e kaluar, duke e lejuar atë të shmangej nga burgu për një dënim për armët e zjarrit.

Wayne, i cili ka treguar mbështetje për ish-presidentin, mund të përballej me 10 vjet burg për posedim të paligjshëm të një arme me kalibër 45, të cilën ai u ndalua ta mbante për shkak të një dënimi për armët në Nju Jork  më shumë se një dekadë më parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat