Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin: Divorci i lumtur, tani shkojnë më mirë

Mediale Vip

Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin: Divorci i lumtur, tani shkojnë më mirë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:48
Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin

Ka edhe kështu, Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin kanë raport më të mirë tani se kur ishin të martuar

Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin ruajnë raport perfekt dhe nuk ka asgjë mes tyre përveç dashurisë dhe mirëkuptimit. Edhe pse të divorcuar, ata kanë vendosur një standard për miqësinë pas ndarjes që vështirë të mposhtet.

Këngëtari i njohur ka postuar një foto në Instagram dhe ish-bashkëshortja i ka lënë komëntin: “Aww babushi si zemër”.

Aktorja dhe Martin ishin të martuar nga 2003-i deri më 2014-ën. Ata kanë dy fëmijë që i rrisin së bashku me kompromiset që kanë vendosur shumë më herët dhe vazhdojnë jetën të ndarë me partnerë të tjerë.

Më herët Paltrow ka rrëfyer se marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin është më e mirë tani se kur ishin të martuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat