Motra “e panjohur” Istrefi që ngjall më shumë kureshtje nga Nora dhe Era

Mediale Vip

Motra “e panjohur” Istrefi që ngjall më shumë kureshtje nga Nora dhe Era

Më: 27 janar 2021 Në ora: 11:22
Motrat Istrefi

Ato kanë qenë gjithmonë 3 motra, mirëpo njëra prej tyre nuk ka pasur asnjëherë lidhje me jetën publike apo skenën.

Por ka mjaftuar gjithmonë një foto e vetme nga Era apo Nora Istrefi me motrën e tyre, Nita për të ndezur rrjetin nga komentet.

Me siguri kështu do të ndodhë edhe me momentin e fundit që Era ka ndarë, duke e uruar të motrën për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen njeriut dhe motrës së preferuar mbi tokë, Nita”, ka shkruar Istrefi krah një fotoje me të.

Ne nuk e dimë si do ndihet Nora pas këtij dedikimi të Erës, e cila nuk e fsheu motrën e preferuar, por vajzat kanë treguar se shumicën e kohës janë me njëra-tjetrën e këto dedikime plot dashuri, i dhurojnë thjesht kujtime më të bukura nga dita në ditë.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat