Çfarë kanë bërë Emi dhe Krid që i kanë “mërzitur” mamatë?

Mediale Vip

Çfarë kanë bërë Emi dhe Krid që i kanë “mërzitur” mamatë?

Më: 27 janar 2021 Në ora: 17:34
Jonida, Klea, Emi dhe Krid

A nuk të vjen inat që ti e mban 9 muaj në bark, e lind, rri pa gjumë dhe kur vjen puna, e thotë apo nuk e thotë fjalën e parë “baba”.

Të ngrejnë dorën të gjitha mamatë që i janë qarë kështu shoqes të ngushtë e që kanë pritur me padurim që gugatjet e para të bebit të jenë mama.

Me muaj të tërë ka pritur edhe Jonida që Emi të thotë fjalën e saj të parë. Mirëpo, dëgjojeni me veshët tuaj, e vogla nuk pushon së thëni “baba”.

Pikë e presje njëlloj si Kridi i Klea Hutës, që me gojën plot ka thënë fjalën e parë po njëlloj: baba.

Po vajzat le të bëjnë gjasme sikur ankohen. Ne e dimë sesa të lumtura janë kur i dëgjojnë vogëlushët të nxjerrin tingujt e parë, që thuhet se kanë për të qenë përherë “baba”, sepse gërmën “b” fëmija e ka më të thjeshtë ta shqiptojë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat