E keni parë ndonjëherë Bietën aq në siklet sa sot? Loja që i punoi e ftuara…

Mediale Vip

E keni parë ndonjëherë Bietën aq në siklet sa sot? Loja që i punoi e ftuara…

Më: 27 janar 2021 Në ora: 18:08
Bieta Sulo

Bieta Sulo është vënë sot në siklet më shumë se çdo herë tjetër gjatë një programi live.

Teksa bisedonte me Adisa Gjomemo, një bloggere që fokus ka ‘YouTube’ dhe videot që publikon aty, e ftuara largohet nga studio në mes të transmetimit.

Justifikimi me të cilin u largua ishte pyetja që moderatorja i drejtoi: “Sa para fiton nga videot?”

Adisa u shtir sikur u ofendua nga pyetja dhe menjeherë u largua. Bieta u habit shumë nga veprimi i papritur, por vazhdoi me rrjedhën e programit. Pas pak sekondash bloggerja rikthehet sërish në studio duke i shpjeguar se i bëri një ‘lojë’ njësoj si në videot që publikon në kanalin e saj.

Bieta shpjegoi se u habit shumë nga veprimi i saj dhe kishte në mendje të vazhdonte emisionin duke justifikuar si fillim sjelljen e së ftuarës. Situata sigurisht kaloi me të qeshura dhe biseda vazhdoi normalisht.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat