Menaxheri i famshëm me postim prekës për vrasjen e Albert Krasniqit

Mediale Vip

Menaxheri i famshëm me postim prekës për vrasjen e Albert Krasniqit

Më: 27 janar 2021 Në ora: 22:09
Albert Krasniqi, Enis Fetahu

Menaxheri i këngëtarëve Ledri dhe Kida, Enis Fetahu, ka reaguar pas vrasjes së mikut të tij Albert Krasniqit.

Fetahu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar për viktimën që dyshohet se u vra nga babi i tij, Skender Krasniqi.

Fetahu ka shkruar “jetë e poshtër”, në statusin e tij në facebook derisa ka postuar edhe një fotografi me viktimën.

Për vdekjen e Albertit ka shkruar edhe këngëtari i njohur Skivi në instagram.

Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Babai i tij, Skender Krasniqi tashmë i arrestuar, i është konfiskuar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje.

Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat