Babai i Çiljetës në gjendje të rënduar shëndetësore, i infektuar me Covid-19

Mediale Vip

Babai i Çiljetës në gjendje të rënduar shëndetësore, i infektuar me Covid-19

Më: 27 janar 2021 Në ora: 23:58
Çiljeta Xhilaga

Ditën e sotme, këngëtarja Ciljeta Xhilaga duhet të realizonte një intervistë për emisionin e mëngjesit “Wake Up”, me Isli Islamin dhe Ori Nebiajn.

Mirëpo, këngëtarja s’ka mundur dot të jetë e pranishme në emision për shkak të një problemi shëndetësor në familje.

Babai i këngëtares është infektuar me Covid-19 dhe duket se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, aq sa ai do të futej në intubim.

Këtë e ka treguar moderatori Isli Islami, i cili është shprehur:

“Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila sot do të ishte pjesë e “Wake Up”-i, por këtë mëngjes na ka lajmëruar nëpërmjet një mesazhi që ka të atin të sëmurë që është për intubim. Të shkuara babait të Çiljetës. Në këtë formë na lajmëroi që nuk mund të jetë dot pjesë e diskutimit”, bëri të ditur Isli.

Gjithashtu edhe ne i urojmë shërim të shpejtë babait të këngëtares.

Vetëm pak ditë më parë, Ciljeta humbi një person të familjes, një nga figurat më të shquara të komunitetit shqiptar në SHBA, Skënder Xhilaga.

Çiljeta Xhilaga, ka pasur lidhje gjaku me të ndjerin. Këtë gjë e ka zbuluar  vetë ajo në një postimi në Instagram, përmes së cilit i ka dhënë lamtumirën njeriut të afërt. Çiljeta ka ndarë fotografinë e një lajmi dhe përkrah ka shkruar:

“Lamtumirë, ke qenë shumë i shtrenjtë për ne! Xhaxh Skënder Xhilaga qofsh i Xhenetit”.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat