Shqipja i kthehet me ofendime Teas: Vure balonin që të bëhesh si unë

Mediale Vip

Shqipja i kthehet me ofendime Teas: Vure balonin që të bëhesh si unë

Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:46
Tea dhe Shqipja

Shqipja nuk ka të ndalur.

Ish-konkurentja e “Për’puthen”, Shqipja, nuk ndalet së publikuari imazhe, me të cilat atakton konkurrentët e tjerë.

Së fundi, ajo ka publikuar disa imazhe, përmes së cilave sulmonte Tean, duke e akuzuar se ishte në lidhje me Beartin.

Po ashtu, me një tjetër postim ajo pretendoi se Tea gjendet në Bogë bashkë me Beartin.

Pas gjithë kësaj drame, Tea reagoi duke mohuar të gjitha pretendimet e Shqipes, madje ironizonte me mënyrën se si ajo i nxori fotot.

Image

Së fundi, Shqipja e ofendoi rëndë Tean, duke i thënë se e vendosi balonin që të bëhet si ajo.

“Ja ku je o balon i ndershëm, dhe mos ua këshillo të tjerëve se do sëmurësh rininë. Fakti jot është që ti nuk e ke pranuar kurrë veten si je në të vërtetë, prandaj e vure balonin, të bëhesh si unë kur të rritesh, por me vënien e balonit të është shfryrë stomaku dhe të kanë fluturuar trutë. 32-vjeç, më fal 22, e rikonstruktuar e gjitha, vuan nga xhelozia dhe smira dhe ruhesh nga publiku që të mos dalësh siç je në të vërtetë. Dhe se nuk sheh ti nga larg nuk do të thotë që nuk shohin të tjerët”, ka shkruar Shqipja.

“Nuk të beson më njeri o balontore, ke vënë dhe balon te buzët…veç kamerën (shikimi) e ke të prishur…imagjino si do të ishe, edhe e shëndoshë edhe me syze, edhe veshja si burrë. Që kur të pashë për herë të parë thashë mos ka ardhur për mua ky katrori. Aq shumë të paskan djegur fjalët e mia sa e nxorre ti gjithë vrerin sot në darkë. Je e vogël o balon që të bësh një publik të tërë për budalla, se ata që janë brenda të njohin të gjithë”, ka shtuar Shqipja.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat