I jep fund beqarisë ish-aktorja e “O Sa Mirë”, Anita Nikaj martohet me Summy Pulao

Mediale Vip

I jep fund beqarisë ish-aktorja e “O Sa Mirë”, Anita Nikaj martohet me Summy Pulao

Më: 28 janar 2021 Në ora: 19:28
Anita Nikaj

Ish-aktorja e hit-serialit “O Sa Mirë”, Anita Nikaj, i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo është martuar me amerikanin Summy Pulao.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kolegia e saj, aktorja prishtinase Ema Uka, e cila ka qenë gjithashtu aktore në “O Sa Mirë”.

Ajo ka publikuar disa imazhe të Anitës me fustanin e bardhë, ku në njërën ndër to ka shkruar: “Më e mira ime është martuar”.

Përndryshe, aktorja Arta Nikaj e cila me prejardhje është nga Tuzi, është zhvendosur prej vitesh në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo u bë e njohur falë rolit të saj në “O Sa Mirë”, ku luante vajzën nga Tuzi me emrin ‘Lul’.

Anita Nikaj nuk është parë më të jetë angazhuar në ndonjë projekt kinematografik që atëherë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat