Mevlani i ka dedikuar këngë edhe një vajze tjetër në “Për’puthen”

Mediale Vip

Mevlani i ka dedikuar këngë edhe një vajze tjetër në “Për’puthen”

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:58
Mevlani, Ledjana

Ledjana ishte vajza e parë me fat që Mevlani i dedikoi një këngë me emrin e saj. Që në takimin e parë që ata patën bashkë, Mevlani realizoi një këngë për brunen bukuroshe që u prit mjat mirë nga publiku. Mirëpo kjo këngë tashmë është kthyer në një “mollë sherri” mes Mevlanit dhe Ledjanës. Kjo e fundit i vendosi Mevlanit ultimatum që asnjë vajze tjetër, sidomos Antonelës, të mos i dedikojë këngë siç bëri me të.

“Nëse ti i bën këngë Antonelës, unë e lë fare emisionin”, e paralajmëroi ditën e premte Ledjana Mevlanin.

Por në fakt Ledjana nuk është tamam tamam vajza e parë në “Për’puhen” që Mevlani i ka dedikuar një këngë. Mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan” u shfaqën disa pjesë, që nuk ishin transmetuar më herët në ekran. Mes tyre ishte dhe puntata ku ishin të ftuar disa nga konkurrentët e emisionit “Për’puthen”.

Në këtë pjesë Mevlani improvizoi këngën e tij “Love Story” në “Shiko kush luan” duke sfiduar Sindin pas performancës me violinë. Menjëherë pas këtij improvizimi Luana Vjollca e pyeti nëse kjo këngë është dedikim dhe Mevlani zbuloi se po, por nuk dha një emër. Mirëpo Luana nuk u ndal dhe vazhdoi më tej me ngacmimet për të zbuluar se për kë bëhej fjalë.

Mevlani dha një detaj duke treguar se në videoklipin e këngës ka pasur një arush dhe të gjithë e kuptuan më pas për kë bëhej fjalë. Vajzat e “Për’putehn” u përgjigjen një zëri se këtë këngë Mevlani ja ka dedikuar Fjorelës, vajzës që vendosi të dilte nga programi, sepse e gjeti dashurinë jashtë tij.

Gjatë takimeve të para në fillim të emisionit, Mevlani i dhuroi Fjorelës një arush të madh, që asokohe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Mes tyre dukej se do të lindte diçka, por më pas gjërat nuk shkuan ashtu siç kishin menduar të gjithë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat