Moderatorja shqiptare infektohet me Covid-19, ja si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

Mediale Vip

Moderatorja shqiptare infektohet me Covid-19, ja si paraqitet gjendja e saj shëndetësore

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Moderatorja e njohur Ori Nebiaj është infektuar me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Isli Islami mëngjesin e kësaj të hëne në emision, gjatë një interviste që po zhvillonte me kreun e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Isli bëri me dije se fatmirësisht Ori ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nuk e di nëse te 127 keni hasur javën e kaluar një telefonatë, e cila vinte nga një vajzë e re nga Tirana, me banim te rruga ’Islam Alla’, identifikuar me emrin Oriela Nebiaj që tregonte për simptomat që kishte.

Nuk e di nëse është regjistruar, sepse edhe Orin e kemi me Covid, Përfitojmë nga rasti për t’i uruar të shkuara dhe i themi se e presim shumë shpejt. Mbi të gjitha duke i qetësuar të gjithë dhe duke u thënë se është mirë me shëndet”, bëri të ditur Isli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat