Fero thotë se i ka dhënë më shumë se Unikkatili hip-hopit shqiptar

Mediale Vip

Fero thotë se i ka dhënë më shumë se Unikkatili hip-hopit shqiptar

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 18:12
Unikatili dhe Fero

Reperi nga Gjilani, Feronit Shabani -Fero, gjatë këtij viti është rikthyer fuqishëm me një sërë projektesh -marrë parasysh edhe paralajmërimet që po vazhdon t’i bëjë në rrjete sociale.

I njëjti prej kohësh kishte bërë një tërheqje nga Instagrami, ndërkohë që u distancua edhe nga faqet rozë e mediet shqiptare.

Ai së fundmi ka dhënë një intervistë për NIN, ndërsa rrëfeu shumë të pathëna nga jeta private e karriera profesionale.

Reperi mes shumë gjërash është pyetur edhe për rivalët e tij por edhe për disa emra të famshëm të hip-hopit shqiptar.

I pyetur për Unikkatilin, 23 vjeçari deklaroi që ka respekt për të mirëpo mendon që ai vetë i ka dhënë hip-hopit shqiptar më shumë se krijuesi i hitit “Një milion rrugë”.

Artisti shqiptar momentalisht është duke punuar në një projekt të ri, për të cilin ka bashkuar forcat me këngëtaren Morena Taraku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat