Pas suksesit me “Levitating”, Dua Lipa paralajmëron këngën e re

Mediale Vip

Pas suksesit me “Levitating”, Dua Lipa paralajmëron këngën e re

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 18:14
Dua Lipa

Dua Lipa po vjen me këngë të re.

Pandemia ia prishi shumë plane në muzikë edhe Dua Lipës, ngase ia anulou turneun botëror, por ajo solli albumin e ri

Një prej këngëve më të suksesshme të këtij albumi është “Levitating”, e cila deri tani ka marrë 101 milionë klikime në YouTube.

Po ashtu, kënga ka arritur të hyjë në top-5 në SHBA, sukses të cilit iu gëzua tejmase Dua, e cila njoftoi fansat që shumë shpejt vjen me këngë të re.

Mbetet të shihet se çfarë po përgatit këtë herë Dua Lipa, e cila aktualisht po shijon suksesin e këngëve të “Future Nostalgia”. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat