Ish-konkurrenti i “Përputhen” i nxjerr gënjeshtrat publikisht produksionit

Mediale Vip

Ish-konkurrenti i “Përputhen” i nxjerr gënjeshtrat publikisht produksionit

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 20:23
“Përputhen”

Erjon Gecaj vazhdon të përplaset me produksionin e emisionit.

Në emisionin e djeshëm në transmetimin e “Përputhen” u diskutua për skandalin e fundit që ka ndodhur lidhur me trekëndëshin Tea-Andi-Beart.

Moderatorja publikoi sipas saj faktet më të cilat hedhtë poshtë akuzat e Andit dhe Teas.

Rikujtojmë se, Andi kishte thënë se për shkak të dënimeve që mund të ia bënte produksioni si dënimi me gjobë 5 mijë euro dhe ngritja e akuzës në gjykatë ai nuk ka zbuluar asgjë.

Bora Zemani në emision dje tha se produksioni nuk ka akuzuar askënd edhe pse disa nga konkurrentët  e kanë merituar pasi janë larguar nga emisioni, por këtë deklarate e ka hedhur poshtë Erjoni.

Olsa Muhameti autorja e emisionit me anë të një postimi kishte treguar se ndaj tij është ngritur një akuzë pas largimit nga emisioni. Këtë postim të saj, ish-konkurrenti e ka publikuar në Instagramin e tij duke thënë se gënjen produksioni, pra sipas tij Olsa Muhameti dhe Bora Zemani kanë rënë ndesh me deklaratat e tyre.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat