“Pse e mbron Olsën kur çfarë nuk the për të?”, Shqipja i përgjigjet akuzave

Mediale Vip

“Pse e mbron Olsën kur çfarë nuk the për të?”, Shqipja i përgjigjet akuzave

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 20:11
Shqipe Hysenaj, Olsa Muhameti

Shqipe Hysenaj është konkurrentja e parë e cila u pezullua nga emisioni “Për’puthen” dhe largimi i saj bëri bujë të madhe në rrjet.

Pas largimit, Shqipja nisi të publikonte ‘bombat’ e saj për produksionin dhe konkurrentët dhe vazhdon ende të trazojë rrjetin me informacione të reja, si ky i fundit për Andin dhe Melisën.

Mirëpo, teksa i përgjigjej pyetjeve në InstaStory, dikush e akuzon Shqipen që ajo po mbron tashmë autoren e emisionit, Olsa Muhametin, kur më herët çfarë nuk tha për të.

“Pse e mbron Olsën tani kur deri dje me kunja, çfarë nuk the për të. Të lutem mos u bëj dhe ti aktore tani.”-i shkruan ndjekësi të cilit Shqipja i përgjigjet:

“Më duket se je keqkuptuar, unë nuk mbroj Olsën. Unë po flas për një të vërtetë për programin dhe e kam thënë që në fillim, emisioni është i vërtetë por konkurrentët janë fallco. Se çfarë dhe si i bluani ju me mendjen tuaj nuk është problemi im. Kjo është e vërteta ime.”- shkruan Shqipja.

Më tej, Shqipja ka publikuar edhe një pjesë të intervistës së saj të parë, ku tregon prapaskenat e emisionit dhe akuzon konkurrentët jo të vërtetë, që bëjnë lojë me njëri-tjetrin. 

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat