Angelina Jolie po shet dhuratën e Brad Pitt

Mediale Vip

Angelina Jolie po shet dhuratën e Brad Pitt

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 10:27
Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Aktorja e njohur ka vendosur ta shes dhuratën e shtrenjtë të ish-bashkëshortit.

Angelina Jolie do e shesë pikturën e vetme nga kryeministri britanik Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe puna në ankand pritet të arrijë një çmim prej 3.4 milion dollarë.

Brad Pitt e kishte blerë atë në vitin 2011 në kohën kur çifti ishin ende bashkë dhe kalonin shumë mirë në jetën e tyre bashkëshortore.

Megjithatë, Angelina dhe Brad janë ndarë në vitin 2016 dhe siç duket aktorja nuk dëshiron asgjë nga ai.

Theksojmë se, Churchill pikturoi “Kullën e Xhamisë së Kutubia” në Marrakech, Marok pasi ndoqi një konferencë në Casablanca në janar të vitit 1943 dhe ia dha Presidentit të SHBA-ve Franklin D. Roosevelt.

Në vitin 2011 u ble nga Pitt por tani po shitet sërish, media e huaja raportojnë se ende nuk ka një blerës për pikturën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat