Arbana Osmani i dha ‘Instagram-it’ erë petullash dhe ne kemi recetën e shpejtë që edhe ju t’i provoni

Mediale Vip

Arbana Osmani i dha ‘Instagram-it’ erë petullash dhe ne kemi recetën e shpejtë që edhe ju t’i provoni

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 15:56
Arbana Osmani

Arbana Osmanin e zgjoi Dielli herët dhe u frymëzua të nisë gatimin e petullave për gjithë shtëpinë.

Foton e rezultatit e publikoi në ‘Instagram’ dhe kushedi sa njerëz nuk i rezistuan fare nepsit për ta nisur ditën me këtë gatim.

Ndër ta edhe gazetarja Iva Tiço që vendosi t’i gatuajë menjëherë, por me një recetë më të shpejtë se Arbana.

Nëse moderatorja e njohur i la të vijnë për rreth dy orë, Iva bëri brumin, e vendosi 10 minuta në furrë sa për ta ngrohur dhe nisi t’i skuqë në një tigan me shumë vaj. Për brumin përdori: 1 vezë, 1 filxhan çaji kos, 130 gr miell, gjysmë luge çaji sodë, pak kripë. Brumi duhet të dalë pak i trashë. “Kështu nisi një fundjavë nën moton: ‘bëj çfarë të thotë nepsi”, ka shkruar Iva për ta mbyllur me nder këtë mëngjes me ‘mëkate’.

Të shohim nëse nesër në mëngjes do i vijë era vaj ‘Instagramit’ meqë petullave nuk i thotë askush jo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat