Dubai edhe këtë vit destinacion i preferuar i artistëve shqiptar për pushime

Mediale Vip

Dubai edhe këtë vit destinacion i preferuar i artistëve shqiptar për pushime

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 14:53
Dubai edhe këtë vit destinacion i preferuar i artistëve

Edhe pse vera ende nuk ka ardhur artistët e estradës shqiptare nuk po i ndalon asgjë që të nisin pushimet.

Përveç që po nisin pushimet, ata po vizitojnë edhe vende luksoze të cilat puna në Kosovë dhe pagesat mujore nuk i paguajnë.

Ende pa filluar vera, disa nga fytyrat publike kanë ikur në  shtete të huaja dhe këtë po e tregojnë përmes postimeve të tyre në rrjete sociale duke publikuar fotografi dhe video.

Rikujtojmë, modelen e njohur shqiptare Kejvina Kthella e cila javën e kaluar ishte bërë një nga emrat e komentuar të mediave rozë pasi kishte shkuar në Dubai.

Përpos plazhit të cilin e shijonte, pushimet në hotele luksoze ajo publikonte momente edhe nga klubet e natës. Në një video të publikuar u pa duke thyer edhe pjata për të cilat nuk zbuloi arsyen por me siguri nga luksi i tepërt dhe ndeja nuk është kursyer në pjata.

Image

Megjithatë, Kejvinës nuk i munguan fotografitë joshëse të cilat i publikonte dhe merr komente të shumta nga ndjekësit të cilët jepnin kritika rreth vizitave të shpeshta të saj në Dubai.

Tutje, Rovena Stefa është këngëtarja shqiptare e cila ka kohë që po qëndron pikërisht në Dubai dhe vazhdimisht publikon postime nga momentet që po kalon atje. Me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në Instagram ajo njoftoj fansat se është në xhirime të ndonjë projekti muzikor. Edhe Rovenës nuk po i mungojnë pozat joshëse nga plazhet e Dubait.

Ditën e  djeshme në Dubai është nisur edhe këngëtari Trim Ademi i njohur si Capital T, derisa sot ka publikuar fotografi nga atje duke i shoqëruar me thënie motivuese.

Image

“Jeta është me të vërtetë e thjeshtë, por ne insistojmë ta bëjmë atë të komplikuar”, ka shkruar Kapo në mbishkrimin e fotografive të fundit që ka postuar.

Megjithatë  pothuajse të gjithë nga estrada shqiptare si destinacion për pushime kanë zgjedhur Dubain e  njëjta gjë ka ndodhur edhe vitin e kaluar theksojmë lajmet për aktoret Arta Nitaj dhe Arta Elezaj vizita e tyre në Dubai kishin bërë bujë dhe ajo se çka vihej në pikëpyetje ishte se nga kush financohen bukuroshet për vizita të shtrenjta në vende luksoze.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat