“Telenovela” “Përputhen”, Olsa Muhameti përgatit skenarin e ri?

Mediale Vip

“Telenovela” “Përputhen”, Olsa Muhameti përgatit skenarin e ri?

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 23:14
“Telenovela” “Përputhen”

Emisioni “Përputhen”, ka muaj që po vazhdon të jetë qendër e vëmendjes me takimet, skandalet dhe shumë gjëra tjera që po ndodhin dhe transmetohen.

Krahas të tjerave në çdo takim pothuajse, mund të veçojmë skandalin e fundit të Teas, Andit dhe Beartit të cilin nuk e priti askush. Çka është edhe më e keqja, nuk dihet se kush është fajtori lidhur me situatën e krijuar. Pas skandalit kemi parë vetëm akuza të hedhura ndaj njëri-tjetrit pra konkurrentët dhe produksioni.

Përveç ngjarjes, emisioni tashmë ka marrë një rrjedhë krejtësisht tjetër duke u kritikuar dhe po aludohet se gjithë çka ndodh me protagonistët është një skenar, dhe pikërisht skenar mund të jetë edhe veprimi i fundit i njërit nga konkurrentët në prapaskenë.

Image

Javën e kaluar u publikua një video, teksa u zbulua se autorja e emisionit Olsa Muhameti njihej me protagonistin Atdhe Xheravina. Në video mund të shihet, Olsa e cila interviston Atdheun duke e pyetur se si është duke i kaluar pushimet. Për këtë video të postuar nuk është dhënë asnjë sqarim nga produksioni e aq më pak nga autorja e “Përputhen” për të dhënë një sqarim nga ana e saj apo si e komenton këtë video dhe a njihej me Atdheun.

Me gjithë situatën e krijuar, ngjarja e fundit mes Antonelës dhe Atdheut i cili u largua nga skena me pretekstin se Antonela e ofendoi atë duke e quajtur kafshë, kurse opinionisti Arian Konomi eskortë mund të supozohet se për shkak të videos së publikuar të Olsa Muhametit dhe Atdhe Xheravina se ata njiheshin më parë është krijuar ky skenar në mënyre që Atdheu të largohet nga “Përputhen” pa e diskutuar edhe me tej raportin mes tij dhe Olsës.

Këtë supozim e forcon edhe më shumë deklarata e Atdheut së fundi e thënë në “Përputhen” pas ofendimeve që mori nga Antonela dhe Ariani i cili tha se nëse edhe njëherë i ndodh diçka e tillë do largohet nga emisioni dhe këtë herë qëndroi falë Olsës.

Ndryshe, do presim dhe do të shohim në vazhdim episodet e radhës në emision se çka do të ndodh me Atdhe Xheravinën dhe pse jo edhe largimin e tij me vetë dëshirë nga “Përputhen”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat