Puthje pasionante në buzë, Robert Berisha në një lidhje me modelen seksi italiane

Mediale Vip

Puthje pasionante në buzë, Robert Berisha në një lidhje me modelen seksi italiane

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 00:02
Robert Berisha, Maria Bove

Robert Berisha i ka hedhur benzinë zjarrit sonte dhe është kthyer në kryefajlën e të gjitha mediave, duke publikuar një video ku shfaqet në shoqërinë e një modeleje italiane.Roberti dhe Maria Bove po darkonin sonte së bashku dhe ishte bukuroshja seksi ajo që ndau në InstaStory një video me këngëtarin shqiptar.

Ata dukeshin të buzëqeshur në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po e shijonin darkën në maksimum, ndërkohë që ndjekësve i janë ngritur shumë pikëpyetje.

Mos u shqetësoni fare! Çdo dyshim që patëm na e hoqi vetë modelja italiane, e cila publikoi gjithashtu në InstaStory një video ku tregoi një puthje në buzë mes saj dhe Robertit.

Image
Insta

Doni më? Maria e shoqëroi postimin me një zemër, duke treguar kështu se ata janë çifti më i ri i showbiz-it.

Epo shumë urime pra!

Dy javë më parë Robert Berisha përjetoi një nga ngjarjet më të trishta, pasi humbi nënën e tij. E ëma e Robertit vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi ta fitonte betejën me të. Gjatë kësaj kohe Roberti e ka kujtuar herë pas here nënën e tij, duke publikuar në rrjete sociale disa nga imazhet më bukura që ka me të. Në këtë ditë të veçante me siguri ai do e ndjejë akoma dhe më shumë mungesën e së ëmës, me të cilën ka pasur një lidhje shumë të ngushtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat