Roberti parashikoi eliminimin e Redonës, çfarë tha ai para ceremonisë së trëndafilave

Mediale Vip

Roberti parashikoi eliminimin e Redonës, çfarë tha ai para ceremonisë së trëndafilave

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 06:34
Robert Aliaj

Opinionisti i spektaklit Love Story në TV Klan, Robert Aliaj, e kishte nuhatur eliminimin e Redonës, e cila nuk arriti të merrte trëndafil nga Saimiri në natën e 13-të.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Aliaj është pyetur se cila nga vajzat mund të largohet.

Ai nuk ka përmendur emra, por e ka thënë me ngjyrë, duke iu referuar ngjyrës së fustanit të vajzave.

“S’kam parë asgjë të re, fare. S’ka emocione fare, asgjë s’më emocionon”,- tha ai për takimet mes vajzave dhe Saimirit.

Kë do eliminojë Saimiri?

“Është shumë e vështirë, s’jua di as emrat. Blu!”,- deklaroi Roberti para se të niste ceremonia e trëndafilave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat