I japin fund lidhjes? Jonida Maliqi dhe Romeo zhdukin gjurmët e njëri-tjetrit

Mediale Vip

I japin fund lidhjes? Jonida Maliqi dhe Romeo zhdukin gjurmët e njëri-tjetrit

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 13:32
Jonida Maliqi dhe Romeo

Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi zunë për një kohë të gjatë titujt kryesorë në media për shkak të lidhjes së tyre.

Verën që lamë pas çifti u rikthyen bashkë pas një krize në marrëdhënie, por dukej se më pas kishin zgjidhur gjithçka dhe se asgjë nuk mund t'i ndante më.

Gjatë muajve të nxehtë Roemo dhe Jonida ishin të pranishëm në Instagramet e njëri-tjetrit me foto të ëmbla, por dhe videot në Tiktok nuk munguan.

Por nëse sot bëni një xhiro në Instagramin e secilit, këto kujtime janë fshirë dhe duket se i përkasin vetëm të shkuarës.

Dyshja vazhdojnë të ndiqen në Instagram, por që nga ky monment dyshimet se nuk janë më në një lidhje janë të hapura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat