“Ishim shok të mirë”, rrëfehen Shpati e Selvija për lidhjen e tyre

Mediale Vip

“Ishim shok të mirë”, rrëfehen Shpati e Selvija për lidhjen e tyre

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 08:48
Shpat Kasapi dhe Selvija

Shpat Kasapi në muajin dhjetor bëri lidhjen e tij publike.

Ai zbuloi se është fejuar me grimeren Selvije Jao.

Çifti deklaruan se janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin dhe kanë zgjedhur edhe të fejohen.

Shpati dhe Selvija së fundi ishin të ftuar në emisionin “Roped with Olsi” teksa treguan për njohjen e tyre dhe lidhjen tashmë të bërë publike.

“Unë kam punuar si grimiere dhe kishte Shpati një videoklip dhe u kontaktova nga stafi i Shpatit, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin. Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot. U bëmë shumë shok krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para 3 viteve. Kemi 3 vite që njihemi. Kemi qenë shumë shok fillimisht. Ngaqë ishim shumë shok, ja tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, tha ajo.

Ndryshe, e fejuara e këngëtarit shtoi se është xheloze për Shpat Kasapin pasi që ai ka angazhime të shumta për shkak të profesionit./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat