Një dhuratë romantike dhe një thumb i hidhur për Antonelën, Ledjana nuk përmbahet!

Mediale Vip

Një dhuratë romantike dhe një thumb i hidhur për Antonelën, Ledjana nuk përmbahet!

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 08:09
Ledjana,Antonela

Prej disa ditësh tashmë, dy konkurrentet e “Për’puthen”, Ledjana dhe Antonela janë shpallur “armiket e përbetuara” të njëra-tjetrës që pas takimeve që kishin me Mevlanin.

Ledjana e akuzoi Antonelën se kishte ardhur në emision për t’i prishur punë asaj dhe kërkonte show dhe nuk i dukej aspak sikur ajo dëshironte të bënte për vete Mevlanin.

Mes vajzave ka pasur debate të ashpra dhe gjithçka nisi pasi Antonela i kërkoi Mevlanit një album, kur ky i fundit i kishte bërë një këngë Ledjanës.

Madje, thumbat e Ledjanës për Antonelën vazhdojnë të lidhen me dhuratën e famshme të Mevlanit.

Nuk e dimë kush e ka bërë konkurrenten të ndihet në qiellin e shtatë nga gëzimi pasi i ka dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq me shkronjën “L” të emrit të saj Ledjana, si dhe dy trëndafila të tjerë të kuq, të ndarë nga kompozimi i bukur.

Pasi ka ndarë këtë surprizë kaq romantike sonte, pa e treguar se kush ia ka dhuruar, Ledjana hedh një thumb për Antonelën:

“Dikush kërkon shumë dhe s’merr asgjë. Dikush tjetër s’kërkon asgjë po merr gjithçka.”- shkruan ajo, duke na bërë të gjithëve kuriozë të mësojmë se kush fshihet pas kësaj dhurate kaq të bukur.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat