Justin Timberlake i kërkon falje Britney Spears-it dhe Janet Jackson-it, 15 vite me vonesë

Mediale Vip

Justin Timberlake i kërkon falje Britney Spears-it dhe Janet Jackson-it, 15 vite me vonesë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 08:38
Justin Timberlake, Britney Spears dhe Janet Jackson

Justin Timberlake ka qenë javët e fundit në vëmendje të mediave pas diskutimeve sesi ai e ndërtoi karrierën e tij në kurriz të ndarjes nga Britney Spears. Asokohe Justin akuzoi këngëtaren se e ka tradhëtuar.

Gjithçka u zbulua në dokumentarin për jetën e Spears dhe tani 15 vite më vonë, Justin ka kërkuar falje. Këngëtari publikoi një deklaratë ku shkruante se falja është hapi i parë edhe pse nuk mund ta ndryshojë të shkuarën.

Ai përmend edhe Janet Jackson, të cilës i ekspozoi thithkën gjatë performancës në Super Bowl 2004 dhe ia la asaj fajin.

I kam parë mesazhet, komentet, shqetësimet dhe dua të përgjigjem. Më vjen keq për atë kohë të jetës sime, kur veprimet e mia krijuan një problem, kur unë fola jashtë radhe, ose nuk u shpreha në mënyrë të drejtë.

Veçanërisht dua t’i kërkoj falje Britney Spears dhe Janet Jackson sepse kam respekt për këto vajza dhe e di që kam gabuar”shkroi këngëtari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat