Cardi B thotë se meshkujt duhet të shpenzojnë më shumë për Shën Valentin

Mediale Vip

Cardi B thotë se meshkujt duhet të shpenzojnë më shumë për Shën Valentin

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:23
Cardi B

Këngëtarja Cardi B ka dalë me një këshillë për të gjitha gratë për ditën e Shën Valentinit që është nesër.

Reperja amerikane ka shkruar në Twitter se ajo konsideron që meshkujt duhet të jenë ata që shpenzojnë më shumë për këtë ditë, shkruan People. Sipas saj, nëse meshkujt u blejnë grave për këtë ditë lule, gratë duhet tu blejnë atyre bari.

“Po, meshkujt meritojnë të marrin dhurata për këtë ditë por dhurata e gruas duhet të jetë më e lirë. Kështu që, nëse ai ju blen lule, ju blini atij bari”, ka shkruar ajo.

Kjo deklaratë e saj ka shkaktuar reagime të shumta nga meshkujt mirëpo reperja u ka kthyer shpejt përgjigje atyre.

“Shumë meshkuj më kanë shkruar se unë i kam blerë burrit tim Lamborgjini por mos harroni se unë mbaj në dorën time të majtë një unazë 550 karat dhe në dorën time të djathtë një tjetër 400 karat, kam shumë aksesorë të shtrenjtë dhe vetura të shtrenjta nga ai”, ka shkruar ajo duke aluduar në dhuratat që i ka bërë bashkëshorti, reperi Offset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat