Dua Lipa zgjedhet si artistja femër më e dëgjuar në botë në platformën Spotify

Mediale Vip

Dua Lipa zgjedhet si artistja femër më e dëgjuar në botë në platformën Spotify

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:34
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare po korr sukses tv madh në botë.

Artistja e mirënjohur shqiptare, Dua Lipa, çdo ditë numëron suksese të reja me talentin e saj.

Thuajse çdo ditë ajo na njofton për një sukses të ri, qoftë në lidhje me albumin e saj “Future Nostalgia” apo këngët e saja të cilat arrijnë suksese të reja çdo ditë të vitit.

Dua solli në treg këngën më të re me titull “We’re Good”, e cila e ndihmoi të prekë majat në platformën Spotify. Statistika të tilla tregojnë se ndonëse u publikua në një vit jo të mirë, Dua po arrin suksese të mëdha me të.

Me anë të postimit të fundit, artistja bëri të ditur se platforma Spotify, e renditi atë si femrën më të dëgjuar për vitin 2021 deri tani dhe ka tejkaluar 61.9 milionë dëgjues brenda muajit.

“Dua Lipa është artistja më e dëgjuar femër në botë në Spotify, aktualisht ka tejkaluar 61.9 milionë dëgjues brenda muajit”, thuhet në një njoftim të publikuar në Instastory.

Ndërsa së fundmi Dua po ashtu njoftoi se ka nxjerrë në shitje versionin e ri i albumit të saj “Future Nostalgia”, i titulluar “The Moonlight edition”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat