Saimiri dhe Xhesi, takim romantik në një anije piratësh

Mediale Vip

Saimiri dhe Xhesi, takim romantik në një anije piratësh

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 06:48
Saimiri dhe Xhesi

Pas takimit që patën në Shkodër, në vendlindjen e Xhesit, Saimiri kishte vendosur që kësaj here të udhëtonin drejt Vlorës, vendlindjes së nënës së tij.

Ata kanë bërë një xhiro me anije me kapitetin Aleksandër, i cili ishte veshur si pirat.

Veç bisedave dhe momenteve romantike, Saimiri i ka dedikuar edhe një poezi Xhesit, e cila u shpreh se i ka pikë të dobët poezitë.

Saimiri: Xhesi, deri tani më ke befasuar me Shkodrën e bukur dhe doja që sot të të sillja në Vlorë, në qytetin e nënës time.

Xhesi: Gjatë kohës që të shoh ty duke drejtuar timonin, mendoj që çdo burri të fortë i duhet në krahë një femër që ta ndihmojë për të drejtuar timonin e jetës.

Saimiri: Ke të drejtë! Vërtetë burri mban timonin por mendoj që është edhe gruaja ajo që jep drejtimin. Anija më kujton filmin “Piratët e Karaibeve”.

Xhesi: Anija “Perla e Zezë’ quhet me sa di unë. Kjo aroma e detit është fantastike. Me ty kam kaluar çdo pritshmëri dhe fantazi timen. Ishim në borë, tani jemi këtu në det. Më duket si një ëndërr.

Saimiri: Edhe unë jam kënaqur gjithmonë me ty, kemi kaluar shumë bukur në çdo takim. Tani doja të shijonim pak ushqimin e detit, unë e preferoj shumë. Nuk është vetëm ambienti që më bën të ndihem mirë, por në rradhë të parë je ti.

Xhesi: Sado që e kam shijuar kur kemi qenë afër liqenit, deti ka diçka të veçantë, të frymëzon.

Saimiri: “Në gjumë dhe në varr nuk ka lumturi. Ngrihu! Sa rron, zbraz kupa dhe puth çupa! Ke shekuj të flesh në qetësi”.

Xhesi: Ç’më bëre se unë poezitë i kam pikë të dobët. Kjo skenë në anije po më sjell ndërmend një nga pjesët e mia të preferuara nga Hans Christian Anderson, që është “Sirena e Vogël”.

Saimiri: Kemi pasur disa takime shumë të bukura, por ky sot po më duket shumë i veçantë dhe më duket sikur të kam më afër se kurrë.

Xhesi: Më ke bërë të ndihem shumë mirë, jo vetëm sot!

Saimiri: Kaluam një ditë fantastike, si nëpër ëndrra. U kënaqa shumë sot me ty dhe sido që të shkojë ky rrugëtimi ynë, unë të kam futur shumë në zemër.

Xhesi: Edhe nëse ky është takimi ynë i fundit, unë do ta mbaj me vete si një lule shumë të bukur të të gjithë njohjes sonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat