Alketa zbulon detajet e ‘Love Story 2’: Do të kemi dy protagonistë

Mediale Vip

Alketa zbulon detajet e ‘Love Story 2’: Do të kemi dy protagonistë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 07:01
Alketa Vejsiu

Në një intervistë të shkurtër për “Daily Love Story”, Alketa Vejsiu foli për spektaklin dhe zbuloi gjithashtu disa detaje për “Love Story 2”.

E pyetur se sa e lumtur është me realizimin e spektaklit, Alketa është shprehur:

“Mendoj se shoqëria shqiptare nuk ishte 100% gati për një format si ky, për ta pranuar si mentalitet. Jemi munduar të ruajmë elegancën dhe modelin e mirë të një show si ky. Ka shumë gjëra që mund të përmirësohen në edicionin tjetër dhe ne i kemi nxjerrë përfundimet tona.”

Ndërsa sa i përket “Love Story 2”, Alketa tha se me shumë mundësi vitin tjetër do të kemi 2 protagonistë, një vajzë dhe një djalë.

“Këtë sezon do doja të kishim pasur dy protagonistë, Saimirin nga njëra anë me vajzat dhe nga ana tjetër të ishte një vajzë me 10 djem. Kështu mendoj se do të jetë sezoni tjetër. Me një vajzë dhe një djalë në fron dhe secili do të ketë pretendentët e vet.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat