Dua Lipa me urim të veçantë për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Mediale Vip

Dua Lipa me urim të veçantë për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 12:09
Dua Lipa

Dua Lipa shprehet krenare për atë që ka arritur Kosova gjatë këtyre viteve.

Me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa zgjodhi fjalët më të bukura për atdheun e saj.

Me anë të një fotografie të edituar, në të cilën prapa këngëtares shihet flamuri shtetëror i Kosovës, artistja uroi 13 vjetorin e Pavarësisë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë !!!  13 VITE !! Kurrë nuk do ta harroj momentin kur e shikoja atë në tv duke ndodhë, derisa jetoja në Prishtinë. Drithërima, drithërima, drithërima të energjisë së qytetit! E paharrueshme … krenare të shikoj sa shumë kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë! ❤️”, janë fjalët e Duas.

Ndryshe, Dua Lipa në secilën paraqitje publike të saj, nuk heziton të tregojë para botës për prejardhjen që e ka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat