Lebron James ndjek ëndrrën e madhe, i futet industrisë së muzikës

Mediale Vip

Lebron James ndjek ëndrrën e madhe, i futet industrisë së muzikës

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 14:50
Lebron James

Mesa duket yllin e LA Lakers, Lebron James, nuk do ta shikojmë më vetëm në parketin e basketbolllit.

Të gjithë fansat e “The King” e dinë pasionin e tij për muzikën dhe ka qenë vetë ai që e ka pranuar se do të ndjekë në mënyrë profesionale ëndrrën e tij.

“Dashuria ime për muzikën është e çmendur. Po mendoj të bëj një album. Oh jo, unë nuk do të rrepoj apo diçka e tillë. Nuk jam i çmendur dhe e di se ku unë jam i mirë, por do t’iu tregoj një gjë që e kam. Kam shumë miq që janë shumë të mirë në rrep”, shkruan amerikani në “Twitter”.

Kujtojmë që 36-vjeçari ka marrëdhënie shumë të mira me emra të njohur të muzikës si Jay Z apo Snoop Dogg, të cilët janë fansa të LA Lakers. Në vitin 2018 basketbollisti u shfaq në të njëjtën skenë me Drake dhe Travis Scott gjatë një koncerti, duke i surprizuar fansat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat