“Fajin e ka Ana”/ Shqipja ‘flirton’ me Fationin: Është aq i mirë…

Mediale Vip

“Fajin e ka Ana”/ Shqipja ‘flirton’ me Fationin: Është aq i mirë…

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 17:17
Shqipja

Shqipja, Ana dhe Fationi, tre nga ish-konkurrentët e këtij sezoni në Për’puthen kanë folur në “E diell” për situata të ndryshme dhe për karakterin që ka gjithsecili prej tyre.

Në një moment, Shqipja duhet të tregonte një “mëkat” të Anës, Fationit dhe Gracianos, një tjetër ish konkurrent që deklaroi se ishte biseksual.

Shqipja: Fationi është shumë krenar. Është aq i mirë sa është krenar, kjo nuk është dobësi, është cilësi.

Manushi: Po nxjerr gjëra këtu.

Shqipja: E ka fajin Ana. Ana është kërkuese. Graciano ka epsh.

Ndër të tjera, Shqipja foli në lidhje me përplasjen me Gracianon, për të cilin e tha hapur që kur ishte pjesë e programit se nuk donte që të kishte një romancë me të.

Shqipja: Nuk ka lidhje me zemërimin se jam rritur me psikologë. Në momentin që situata agravon në çdo temë, do shkojë deri në fund. Aty e vërteta nuk po gjendej. Kjo nuk ka lidhje me individin. /tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat