Tani është bërë zyrtare! Kim Kardashian i kërkon divorcin Kanye West

Mediale Vip

Tani është bërë zyrtare! Kim Kardashian i kërkon divorcin Kanye West

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 22:52
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian ka paraqitur zyrtarisht kërkesën për divorc nga reperi Kanye West, raportojnë mediat amerikane. Çifti është i martuar prej thuajse shtatë vitesh dhe ka katër fëmijë.

Lajmi është dhënë nga uebsajti i lajmeve për personat e famshëm TMZ, pas muajsh të tërë thashethemesh për vështirësitë martesore të tyre. Raportet në mediat amerikane sugjerojnë se ylli i reality-show, 40 vjecc, ka kërkuar kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve.

Asnjëri prej tyre ndërkohë nuk ka bërë komente në publik. Cifti është mes më të njohurve në botë dhe të dy janë shumë të suksesshëm në punën e tyre.
Kim e fitoi famën në 2007, si yll i një serie televizive që kishte të bënte me të dhe familjen e saj.

Keeping up with Kardashians, ka mbetur shumë popullor që atëherë, me serinë e tij të 21-të dhe të fundit që do të transmetohet vitin e ardhshëm.

Kim Kardashian ka patur sukses edhe në shumë fusha të tjera të biznesit dhe Forbes e vlerëson pasurinë e saj personale në rreth 780 milionë dollarë.
Ndërkohë i njohur për hite ndërkombëtare, Kanye West ka qenë një nga emrat më të mëdhenj në muzikën rap për më shumë se 15 vjet.

Ai ka fituar edhe një çmim Grammy, ka patur sukses edhe si stilist mode ndërkohë që ka kandiduar edhe për president të shteteve të bashkuara të Amerikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat