Kelly Rowland ndihmon banorët e Teksasit të prekur nga kriza e fundit natyrore

Mediale Vip

Kelly Rowland ndihmon banorët e Teksasit të prekur nga kriza e fundit natyrore

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:13
Kelly Rowland

Ylli i muzikës R&B, Kelly Rowland po i ndihmon familjarët e saj të cilët janë prekur nga stuhitë e dimrit në Teksas.

Këngëtarja 40-vjeçare po u del në ndihmë miqve dhe familjarëve, për t’i siguruar mjetet e nevojshme që u nevojiten për t’u rimëkëmbur, pasi katastrofa e madhe natyrore e goditi këtë shtet.

Gjatë një intervistë të fundit, ish-anëtarja e grupit “Destiny’s Child” tha: “Disa njerëz që i njoh u ndikuan më shumë se të tjerët, por natyrisht se unë menjëherë e kontaktova familjen time. Po provojmë të shohim si mund të ndihmojmë lokalisht. E keni parë tashmë çfarë punë të mrekullueshme është duke e bërë Beyonce. Gjërat për të cilat njerëzit në Teksas kanë nevojë variojnë, nga uji e deri tek ushqimi dhe mjetet tjera”.

Stuhitë e borës që e kanë pushtuar vendin, kanë rezultuar me dhjetëra vdekje dhe miliona amerikanë kanë mbetur pa rrymë, ngrohje dhe ujë të pastër, kurse Teksasi është goditur më së rëndi nga kjo katastrofë natyrore.

Këngëtarja e lindur në Houston, Kelly, e cila së fundmi e mirëpriti në jetë fëmijën e dytë me bashkëshortin, Tim Weatherspoon, po punon me shumë përkushtim për t’i ndihmuar banorët që t’i rregullojnë tubat hidraulik.

Edhe mikesha e saj Beyoncé ka bërë të ditur se fondacioni i saj “BeyGOOD”, është bërë bashkë me kompaninë “Adidas” dhe organizatën jofitimprurëse lokale “Bread of Life”, për t’iu dhënë asistencë financiare atyre që janë në krizë si pasojë e kësaj situate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat