Arjani ia thotë troç: Boll spekulove me të jetuarit në shpellë! Juli: Kam njohur dikë në pyll

Mediale Vip

Arjani ia thotë troç: Boll spekulove me të jetuarit në shpellë! Juli: Kam njohur dikë në pyll

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:41
Juli

Juli dhe Antonela kanë zhvilluar takimin e tyre të parë në një shpellë.

Për këtë nisën diskutimet në studio pasi Juli e pyeti Antonelën nëse do të jetonte në shpellë, gjë e cila u kritikua nga opinionisti Arjan Konomi.

Arjani: Me këtë të jetuarit në shpellë, po spekulon dhe në mënyrë jo të hijshme. Çove në shpellë një vajzë, te Shpella e Pëllumbasit dhe shumë se duhet t’i japim këtë vëmendje këtyre vendeve, por nuk mund të pyesësh një vajzë a do jetoje t’i këtu, ça do haje. As ti vetë nuk do jetoje në një shpellë dhe as ke jetuar. Boll me këtë stereotip që po krijon dhe që po tërheq publikun. Mos spekulo më me këto gjëra.

Juli: Në shpellë kam jetuar një muaj, kam ndenjur, kam ndenjur dhe 2 ditë, kështu më ra halli. Për qejf kam ndenjur, ishim tetë veta, por jo se isha i detyruar, Shqipërisë i rashë në këmbë për qejfin tim, doja ta shikoja çdo pëllëmbë. Antonelën e pyeta për ekstremin, për të ditur. Unë kapa ekstremin.

Ndërsa Elvisi e pyeti nëse ka zhvilluar më parë takim me një vajzë në shpellë dhe më pas e pyeti nëse mund të përshtatej me Antonelën, një vajzë e cila prej vitesh jeton në Milano të Italisë.

Juli: Kam njohur dikë në pyll.

Elvisi: Po mirë ti mendon se mund të përshtatesh me një vajzë që vishet me dizajner dhe jeton në Milano.

Antonela: Unë kam lindur në një fshat të Shkodrës Elvis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat