Kanye West akuzohet se ka shitur bizhuteritë e Kim Kardashian

Mediale Vip

Kanye West akuzohet se ka shitur bizhuteritë e Kim Kardashian

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:10
Kanye West, Kim Kardashian

Pak ditë më parë, Kim Kardashian, vendosi t’i jepte fund martesës me Kanye West duke ngritur një kërkesë për divorc. Ata nuk ia dolën dot të mbajnë martesën e tyre dhe pas 6 vitesh, kanë vendosur të vazhdojnë në drejtime të ndara në jetët e tyre.

Ndërkohë duket se pas këtij hapi të hedhur nga Kim, Kanye ka tentuar të shesë disa bizhuteri që ka blerë në të shkuarën për të. Reperi duket se kërkon të marrë dëmshpërblim për dhuratat që i ka bërë yllit të televizionit në të shkuarën dhe të mos ketë më asnjë kujtim prej saj.

“Dy javët e fundit Kanye ka tentuar të shesë bizhuteritë që ka blerë për Kim në të paktën në dy nga argjendaritë më të mira. Në këtë pikë miqtë e tij e dinin se martesa kishte marrë fund. Ai kishte vërtetë dëshirë që ata të rrinin bashkë, por ajo i kishte dhënë fund. Edhe pse ai nuk përfundoi kurrë se shituri bizhuteritë ai ishte duke treguar se si nuk donte ta kujtonte të shkuarën”, ka thënë një burim pranë tij për “The Sun”.

Pavarësisht se në media u tha se ata janë ndarë në mënyrë miqësore, duke se ekziston një lloj zhgënjimi mes tyre që nuk mundën ta shpëtonin martesën e tyre. Mediat e huaja kanë bërë gjithashtu të ditur se divorci i tyre prej 2.1 miliard dollarësh do të transmetohet në sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”, ku do të nxirren në pah detaje të reja nga ndarja e tyre. Sipas burimit, divorci do të transmetohet në sezonin e fundit të “KUWTK” dhe do të jetë një temë diskutimi për shfaqjen e tyre të re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat