​Veshi i saj i copëtuar, Boateng hetohet për dhunë ndaj ish-të dashurës

Mediale Vip

​Veshi i saj i copëtuar, Boateng hetohet për dhunë ndaj ish-të dashurës

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:11
Kasia Lenhardt dhe ish e dashura e Jerome Boateng

Zhvillime të reja pas vdekjes më 10 shkurt të Kasia Lenhardt, një modele 25-vjeçare dhe ish e dashura e Jerome Boateng. Siç është raportuar nga “Bild”, zyra e prokurorit të Mynihut ka rihapur hetimin ndaj lojtarit të Bayern Munchen për dëmtim personal.

Masa u propozua pasi rezultatet e provimit të autopsisë treguan një vesh të copëtuar në trupin e modeles.

"Procedimi u rihap më 10 shkurt 2021 sepse informacioni i ri ka mbërritur në kontekstin e hetimit për vdekjen në Berlin, i cili mund të japë indikacione për një vazhdim të mundshëm të procedimit. Hetimi është ende në vazhdim", ishin këto fjalët e kryeprokurorit Anne Leiding.

Jerome Boateng, i cili fillimisht nuk ishte regjistruar në regjistrin e të dyshuarve, kishte humbur finalen e Kupës Botërore të Klubeve në Katar pasi kërkoi leje për rastin në fjalë.

Nga ana tjetër, mbrojtësi gjerman ishte startues në fushë të martën në mbrëmje në fitoren e Bayernit kundër Lazios në kuadër të Ligës së Kampionëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat