Travis Scott nuk zë mend! Bën një tjetër gafë gjatë pandemisë

Mediale Vip

Travis Scott nuk zë mend! Bën një tjetër gafë gjatë pandemisë

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:21
Travis Scott

Nuk është hera e parë që reperi Travis Scott shkel rregullat anti-Covid dhe s’dimë sa do të dënohet këtë herë!

Teksa promovonte në një stendë albumin e tij të ri, ai mblodhi një grumbull të madh njerëzish, të cilët ishin të gjithë të rrezikuar nga Covid-19.

Atij iu deshën disa minuta të mira të merrej me fansat e t’i jepte arsye autografe, sepse pa to s’largohej askush.

Kjo është një ngjarje e përsëritur pas asaj të shtatorit të vitit që lamë pas, kur tërhoqi një tjetër turmë masive që gati e sulmuan para se të largohej.

Ai u gjobit me dyqind dollarë për veprimin e tij, ndërsa s’dihet ç’vendim do të marrin tashmë autoritetet për Scott.

Travis dhe Kylie Jenner nisën një lidhje bashkë në vitin 2017 dhe në shkurt të 2018 pritën vajzën e tyre të parë. Më pas në tetor të 2019, Kylie Jenner konfirmoi se ishte ndarë nga reperi, por do të kujdeseshin të dy për vajzën e tyre.

“Ata po shijojnë shumë kohë si familje bashkë, para se t’i kthehen punës. Anjëri prej tyre nuk është në lidhje tani, por ata nuk janë as me njëri-tjetrin. Travis e kishte planifikuar që të kalonte pushimet dhe Vitin e Ri me Kylie dhe Stormin. Ata bashkohen gjithmonë bashkë për Stormin dhe të kalojnë pushimet dhe data të ndryshme bashkë me të është shumë e rëndësishme për të dy”, kanë thënë burimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat