Gratë që rrëmbyen zemrat e 5 burrave joshës të planetit Tokë

Mediale Vip

Gratë që rrëmbyen zemrat e 5 burrave joshës të planetit Tokë

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 08:18
James Franco dhe Isabel Pakzad

Ata janë të famshëm, të shumëdëshiruar dhe ndër burrat më tërheqës të globit. Ato janë gratë që u morën zemrat…

Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse

Në vitin 2018, nisi një romancë mes aktorit Robert Pattinson dhe modeles Suki Waterhouse. Dyshja u përpoq ta shmangte vëmendjen mediatike, teksa Pattinson foli për herë të parë rreth lidhjes kur u pyet mbi Suki-n.

“Nëse përfshin shumë njerëz, e zhvlerëson dashurinë”, u shpreh ai asokohe.

Cillian Murphy dhe Yvonne McGuinness

Ylli i Hollywood-it, Cillian Murphy duket se di ta bëjë më së miri dallimin mes jetës personale dhe asaj profesionale. Artisti jeton në një qytet të vogël irlandez me të shoqen, Yvonne McGuinness. Çifti ka më shumë se një dekadë i martuar. Po kështu, Murphy tregohet tepër i kujdesshëm në përzgjedhjen e roleve kinematografike, për të shmangur kështu cënimin e jetës familjare.

Blake Shelton dhe Gwen Stefani

Në vitin 2017, Blake Shelton do të cilësohej si burri më i pashëm në planet. Sidoqoftë, këngëtari asnjëherë nuk e ka menduar diçka të tillë për veten, ndonëse partnerja e tij, Gwen Stefani është përpjekur ta bindë për të kundërtën. Dyshja nuk nguron t’i shprehë ndjenjat në publik.

James Franco dhe Isabel Pakzad

James Franco është padyshim një ndër aktorët më produktivë. Ai mund ta gjejë veten të përfshirë në 10 projekte brenda një viti të fundit, teksa ka provuar gjithashtu të jetë edhe regjisor. Partnerja e tij është Isabel Pakzad, aktore dhe producente.

Idris Elba dhe Sabrina Dhowre

Tre vite më parë, Idris Elba do të shpallej burri më seksi në Tokë. Një vit më vonë, ai do të njihte modelen kanadeze, Sabrina Dhoëre, gruan e tretë. Sipas tij ishte e gjitha dashuri me shikim të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat