Covid i mori babain, Çiljeta zemërthyer jep mesazhin e rëndësishëm: Zot më…

Mediale Vip

Covid i mori babain, Çiljeta zemërthyer jep mesazhin e rëndësishëm: Zot më…

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:41
Çiljeta Xhilaga

Babai i Çiljeta Xhilagës humbi jetën disa ditë më parë pas një beteje disa ditor me Covid-19. Ai po trajtohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte luftën me virusin tinëzar.

Lajmin e trishtë e ka konfirmuar edhe Çiljeta, që ka bërë një postim zemërthyes në rrjete sociale.

Së fundmi Çiljeta ka postuar përsëri në llogarinë e saj në Instagram dhe kësaj rradhe ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh shumë të vlefshëm për jetën.

“Zot, më dhuro qetësi për të pranuar gjërat që nuk mund t’i ndryshoj, guximin për të ndryshuar gjërat që mundem dhe mençurinë për të njohur ndryshimin”– janë fjalët e saj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat