Ish-banorja e ‘Big Brother’ rrëfen mes lotësh: Isha shtatzënë, por e humba beben

Mediale Vip

Ish-banorja e ‘Big Brother’ rrëfen mes lotësh: Isha shtatzënë, por e humba beben

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 18:09
Gerta Shino

Gerta Shino tregoi një histori të dhimbshme që i ka ndodhur së fundi.

Ish-banorja e Big Brother, Gerta Shino, ditët e fundit ka munguar në rrjete sociale.

Përmes një videoje në kanalin e saj në YouTube, Gerta tregoi arsyen e kësaj mungese, e që është mjaft e dhimbshme.

Ajo tha se para pak kohe kishte bërë një test shtatzënie dhe rezultoi se ishte shtatzënë, por e humbi fëmijën.

Gerta rrëfen mes lotësh gjithë historinë se si kishte ndodhur aborti, ku gjithçka kishte filluar me disa dhimbje, që pasoi me dërgimin e saj në emergjencë.

Më pastaj, ajo ishte dërguar në tjetër spital, ku mjekët i kishin thënë se foshnja ishte jashtë mitrës, meqë rast i ishte rrezikuar edhe jeta asaj.

Gerta ishte detyruar të operohet, ndërsa mes lotësh rrëfeu gjithë ngjarjen e trishtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat